‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ zbulojnë detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të një filiali të Afpha Bank, Florant Nako.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.

Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit.

 Florant Nako
Florant Nako

35-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link