12:02, 13 Maj 2020

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një reagim të çuditshëm duke përmendur vallëzimin në rrugë.

Përmes një statusi që ai ka shkruar nga facebook-u, ka thënë se gjithnjë e kanë fascinuar perfomancat e vallëzimit grupor në rrugë, njofton Klan Kosova.

”Gjithherë më ka fascinuar koreografia e vallëzimit grupor në rrugë”.

Ky reagim i tij erdhi vetëm një ditë pasi dje pasdite një pjesë e shoqërisë civile ka bërë parapërgatitje për protesta në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

E këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe disa aktivistë të Vetëvendosjes në shenjë të përkrahjes ndaj tyre.

Por veç saj Bajram Gecaj shton se ka edhe një ide për këto perfomanca.

” … sot, disi papritur 😳, më lindi ideja që ndoshta edhe të rinjtë tonë do të mund të organizojnë diçka të tillë!”.





Source link