
16:26, 13 Maj 2020
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek Menza e Studentëve në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.